Site icon Telegrafi

Bashkëshorti i ministres Albulena Haxhiu e quan “kurvar të kafeneve” anëtarin e OVL-UÇK-së, Faik Fazliun

Alban Krasniqi, bashkëshorti i ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiut, e ka quajtur “kurvar të kafeneve” anëtarin e OVL-UÇK-së, Faik Fazliun, të cilin Policia e Kosovës e arrestoi mbrëmë.

“Veteran je në shpi e në publik kurse kur hyn kafehaneve të natës je kurvar dhe trajtohesh si i tillë”, ka komentuar Krasniqi në një shkrim të ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

Sveçla në Facebook ka thënë se “Ka mbaruar koha kur zyrtarët policorë fyhen e sulmohen gjatë ushtrimit të detyrës nga të ashtuquajturit “të fortët””.

Lexo po ashtu Sveçla pas arrestimit të Fazliut: Ka mbaruar koha kur zyrtarët policorë fyhen e sulmohen

Tutje, Krasniqi thotë se “kurvëria nëpër kafehane të natës nuk mbulohet me logon e UÇK-së”.

“Kurvëria nëpër kafehane të natës nuk mbulohet me logo të UÇK-së! Veteran je në shpi e në publik kurse kur hyn kafehaneve të natës je kurvar dhe trajtohesh si i tillë”, është shprehur Krasniqi.

Lexo po ashtu Fazliu i reagon ashpër ministrit Sveçla: Rrugaç, bandit, mos e shfrytëzo ligjin për të luajtur të fortin

Fazliu u arrestuar mbrëmë në një kafiteri në Prizren.

Ai sot mohoi se ka kanosur zyrtarin policor, madje thotë se as nuk e ka shikuar, ndërkaq ësht shpreheur i habitur se pse u arrestua.

Gjithashtu thotë se është kërcënuar tri herë nga eprori i Policisë në Prizren me fjalët “çka hamomi po lyp në Prizren”, teksa ndodhej në stacionin policor.

Exit mobile version