Site icon Telegrafi

Bashkëpunim në kulturë, sport dhe shëndetësi – Vitia synon binjakëzimin me një komunë franceze

Komuna e Vitisë njofton se ka pritur në takim një delagacion nga komuna Saint-Julien-en-Genevois, ku u bë me dije se Vitia pritet të binjakëzohet me këtë komunë.

Kryetari Haliti ka pritur këtë delegacion të udhëhequr nga drejtori i Kulturës, Sportit dhe Shëndetësisë z. Julien Chevalier dhe bashkëpunimi në mes tyre ka të bëjë në aspektin shëndetësorë, kulturorë e sportive.

“Qëllimi i këtij takimi ishte binjakëzimi i komunës së Vitisë me komunën Saint-Julien-en-Genevois dhe bashkëpunimi në mes tyre në aspektin shëndetësorë, kulturorë e sportive”, thuhet në komunikatë.

Si i tillë, sipas Halitit, ky takim do të ndihmoj në zhvillimin e aktiviteteve të përbashkëta si në shëndetësi, kulturë e sport. /Telegrafi/

Exit mobile version