Kryetari i Partisë Demokratike (PD) në Shqipëri, Lulzim Basha ka kujtuar 26-vjetorin e masakrës së Serbrenicës.
Ai ka thënë se PD do të paraqesë në Kuvend një rezolutë e cila do të dënoj gjenocidin në Serbrenicë por edhe gjenocidin serb në Kosovë.
“Masakra e Srebenicës është një akt genocidal i cili duhet të njihet dhe të dënohet si i tillë nga bota e civilizuar. Shqipëria duhet të ketë kurajon dhe pavarësinë për ta dënuar atë dhe genocidin serb në Kosovë, mbi të cilin mbi të cilin Partia Demokratike e Shqipërisë do të paraqesë në Kuvend një rezolutë”, ka shkruar Basha në Twitter.
Masakra e Srebenicës është një akt genocidal i cili duhet të njihet dhe të dënohet si i tillë nga bota e civilizuar. Shqipëria duhet të ketë kurajon dhe pavarësinë për ta dënuar atë dhe genocidin serb në Kosovë, mbi të cilin @pdshqiperi do të paraqesë në Kuvend një rezolutë. pic.twitter.com/1Hrt1rq3ak
— Lulzim Basha (@lulzimbasha_al) July 11, 2021
Në korrik të vitit 1995, forcat serbe të Bosnjës vranë mbi 8 mijë burra dhe djem myslimanë në enklavën e Srebrenicës, që ishte caktuar si “vend i sigurt” nga Kombet e Bashkuara.
Më 9 korrik 1995, udhëheqësi atëhershëm serbëve, Radovan Karaxhiq lëshoi një urdhër të ri për të pushtuar Srebrenicën. Trupat rrethuan enklavën dhe sulmuan paqeruajtësit holandezë duke marrë peng 30 prej tyre. /Telegrafi/