Mbrojtësi i Juventusit, Andrea Barzagli, ka paralajmëruar se ky është ekipi Bianconer më i mirë ndër vite dhe po ashtu beson se kur Cristiano Ronaldo të fillojë të shënojë gola, ai nuk do të ndalet.
Ronaldo ka dështuar të gjejë gola deri tash në Serie A në tri ndeshjet e apra, duke nxitur shumë kritika për të.
Barzagli ka thënë në përkujtimoren e Gaetano Scireas se Juventusi është më i miri ndër vite.
“Ai ka treguar gjatë karrierës se di të shënojë dhe nuk kemi dyshime për këtë”.
Prosegue il lavoro dei bianconeri rimasti al #JTC 💪
➡️ https://t.co/N3zXcwwv0J #ForzaJuve pic.twitter.com/u7C1sdGMMj
— JuventusFC (@juventusfc) September 5, 2018
“Është kënaqësi që të stërvisim me të. Ai transmeton energji dhe dëshirë të madhe të punës. Ai na jep diçka më tepër zhveshtores tonë”.
“Unë isha i impresionuar nga mënyra se si stërvit, në secilën stërvitje, madje edhe në sfidat e krosimit dhe të goditjeve, ku ne bëjëm shpesh shaka”.
“Ai nuk dëshiron të humbasë kurrë dhe kjo flet shumë për karakterin e tij dhe dëshirën për të qenë gjithmonë numri 1. Ai dueht të jetë lojtari që nxit ekipin përpara”.
“Ky është Juventusi më i mrië ndër vite, së paku në letër, por ajo që ndodh në fushë ka vlerë”, u shpreh Barzagli.
Rreth gjasave për Ligën e Kampionëve, ai thotë se tash që Juve ka një lojtar që di si t’i fitojë finalet e ka më lehtë garën. /Telegrafi/