Site icon Telegrafi

Bardhi: Presidenti ushtar i Ramës, po shitet për dy leje ndërtimi

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi hodhi akuza në drejtim të Presidentit Bajram Begaj, i sipas tij është përfshirë në fushatën elektorale të Partisë Socialiste.

Bardhin tha se presidenti që duhet qëndrojë mbi palët si kreu i shtetit në takimet e tij nëpër rrethe nuk ka marrë përfaqësues të opozitës por vetëm të mazhorancës.

“Presidenti i Republikës nuk gëzon asnjë respekt nga opozita sa kohë që sillet si ushtar i rëndomte i Ramës. Kam edhe një thirrje ndaj tij, duhet të ndalë përfshirjen e ambasadorëve të republikës në fushatën e PS, në Selanik ambasadorja ishte në një aktivitet ku kryeministri fyente opozitën dhe kërkonte vota. Presidenti ka qenë në Skrapar dhe kishte në krah drejtuesin e qarkut të PS. Ai duhet të qëndrojë larg fushatës zgjedhore dhe të mos shitet për dy leje ndërtimi për djemtë e tij sepse Rama ja jep, po opozita ja nxjerr nga hundët”, tha ai. /Telegrafi/

Exit mobile version