Site icon Telegrafi

Barcelona vuan, por fiton ndaj Celta Vigos në “Camp Nou”

Barcelona ka fituar minimalisht 1-0 në shtëpi ndaj Celta Vigos në kuadër të javës së tetë në La Liga.

Pas 17 minutash lojë, katalunasit kaluan në epërsi me golin e Pedrit, por që rastet edhe më tutje nuk munguan.

Në minutën e 23-të, Jordi Alba lëshoi një shans të artë, pasi gjuajtja e tij përfundoi fare pranë shtyllës së majtë.

Në 45 minutat e dytë, mundësi të mirë lëshoi edhe Oscar Rodriguez (48’) i Celta Vigos, por që goditja e tij shkoi nga shtylla e djathtë.

Mysafirët në minutën e 69-të ia dolën të tundin  rrjetën e Blaugranasëve me anë të Jorgen Larsen, mirëpo ajo u anulua për pozicion ashtë loje.

Iago Aspas (84’) më pas lëshoi nbjë goditje të fuqishme, mirëpo Marc-Andre ter Stegen ia doli të mbante topin jashtë porte.

Pas javës së tetë, Barcelona vazhdon të jetë lidere me 22 pikë, aq sa ka edhe Real Madridi, ndërsa në xhiron e nëntë zhvillohet “El Clasico”. /Telegrafi/


Standings provided by Sofascore
Exit mobile version