Site icon Telegrafi

Barcelona vazhdon me rinovime, ‘blindon’ me kontratë të re Gavin

Rinovimet e kontratave vazhdojnë të jenë punë primare tek Barcelona, ku Gavi thuhet se është vetëm orë larg nga nënshkrimi i një marrëveshjeje të re. 

 20-vjeçari është kthyer më i fortë pas një pushimi të gjatë për shkak të një operacioni në gju dhe tani është në qendër të planeve të ardhshme të Barcelonës dhe kombëtares spanjolle. 

E ardhmja e tij afatgjatë ka qenë një fokus kryesor për klubin në javët e fundit, si pjesë e një serie rinovimesh kontratash në ekipin e parë.. 

Javën e kaluar, Barcelona njoftoi kontrata të reja për yllin në ngritje, Gerard Martin, dhe, më e rëndësishmja, për Ronald Araujo. 

Reprezentuesi uruguaianas firmosi një kontratë të re, pavarësisht nga dyshimet që kishte për të ardhmen e tij në Kataloni.  

Megjithëse një klauzolë lirimi prej 65 milionë euro lë hapur mundësinë për një largim të mundshëm gjatë verës, ai nënshkroi për Barcelonën deri në vitin 2031. 

Lexo po ashtu Araujo i premton besnikëri Barcelonës: Do të jem këtu për shumë vite

Bashkë me lajmet për Martin dhe Araujo, klubi më në fund ka finalizuar edhe një rinovim për Pedrin, mikun dhe partnerin e Gavit në mesfushë. Pedri firmosi një marrëveshje deri në vitin 2030, me një klauzolë lirimi prej 1 miliard euro. 

Pedri shprehu gëzimin e tij pasi më në fund arriti të nënshkruajë marrëveshjen, duke shprehur dëshirën për të çuar Barcelonën drejt trofeve në vitet e ardhshme./Telegrafi/ 

Exit mobile version