Tregu i lojtarëve të lirë është një ndaj të cilit Barcelona i ka kushtuar vëmendje të veçantë gjatë viteve të fundit, sidomos pas vështirësive financiare nëpër të cilat kanë kaluar.
Emra si Andreas Christensen dhe Inigo Martinez u transferuan me këtë metodë dhe në 2025 janë disa lojtarë të njohur kontratat e të cilëve do të skadojnë.
Njëri ndër ta është edhe Leroy Sane, i cili ka humbur minutat e tij tek Bayern Munich gjatë 12 muajve të fundit.
Mediumi katalunas Sport, ka raportuar se se ai pritet të injorojë ofertat për rinovimin e kontratës me gjigantin gjerman gjë e cila do ta lë derën e hapur për të që të largohet si lojtar i lirë.
Siç thuhet tutje në raport, Barcelona janë të vëmendshëm ndaj situatës së reprezentuesit gjerman.
Ai mund të luajë në dy krahët e sulmit ani pse me shumë gjasë tek Barça do të aktivizohej në krahun e majtë, duke marrë parasysh se Lamine Yamal është i padiskutueshëm në të djathtin.
Duke qenë se do të transferohej falas si dhe përvojën e konsiderueshme që ka mbi supe, Sane do të ishte një përforcim i mrekullueshëm për blaugranasit./Telegrafi/