Mediat spanjolle vazhdojnë të spekulojnë se Barcelona do të arrijë marrëveshje me Interin për transferimin e Lautaro Martinezit gjatë afatit kalimtar veror.
Edhe pse klauzola prej 111 milionë eurosh ka kohë që ka skaduar, Blaugranët janë të bindur se do ta transferojnë argjentinasin.
Ata janë duke përgatitur një ofertë në vlerë prej 70 milionë eurosh duke ia bashkëngjitur edhe mbrojtësin Junior Firpo.
Sipas Cadena Ser, Interi mund ta pranojë shumën e ofruar dhe përfshirjen e 23-vjeçarit në marrëveshje, i cili vlerësohet rreth 41 milionë euro.
Mundo Deportivo, nga ana tjetër, raporton se Lautaro po bën preson për të shkuar në drejtim të katalunasve duke refuzuar vazhdimin e kontratës me Nerazzurrët.
Barca e la blerë Firpon para një viti nga Real Betisi për 18 milionë euro, ndërsa këtë sezon i ka regjistruar 21 paraqitje duke shënuar një gol dhe duke dhuruara dy asistime. /Telegrafi/