Please enter at least 3 characters.

Barcelona po e tmerron Real Madridin pas 45 minutash, Raphinha shënon sërish dhe tani janë dy gola epërsi

Barcelona është e pandalshme në El Clasico, pasi ka shënuar edhe golin e katërt dhe duke e mbyllur pjesën e parë me epërsi prej 4-2.

Përkundër epërsisë së hershme të madrilenëve 0-2, katalunasit janë rikthyer dhe kanë shënuar katër gola.

Raphinha është përkujdesur për golin e katërt dhe të dytin personal në këtë takim.

Ylli brazilian vodhi një top në zonën madrilene dhe pastaj Ferran Torres asistoi te Raphinha i cili shënoi nga afërsia për 4-2.

Minutat e mbetur nuk sollën më gola dhe Barcelona shkoi në pushim me dy gola epërsi, edhe pse ishte duke humbur 2-0. /Telegrafi/