Site icon Telegrafi

Barcelona po bën presion mbi yllin e ekipit që të largohet para 31 janarit

Barcelona thuhet se i ka dhënë ultimatum sulmuesit Ansu Fati për t’u larguar nga ekipi para mbylljes së afatit kalimtar të janarit.

Sipas gazetës Sport, Barcelona po i bën presion Ansu Fatit që të largohet nga klubi para 31 janarit kur mbyllet afati kalimtar dimëror i transferimeve.

Ansu nuk dëshiron të largohet nga Barca, veçanërisht në huazim pas përvojës së keqe që pati në Brighton vitin e kaluar.

Megjithatë, të gjitha sinjalet nga klubi janë se ai do të kalbet në bankinë nëse nuk largohet menjëherë këtë afat kalimtar.

Lexo po ashtu Barcelona sa ishte në Arabinë Saudite, bisedoi me sheikët për shitjen e pesë lojtarëve

Barça nuk ka aq shumë kërkues për Fatin. Një nga klubet e pakta që ka shfaqur interes për sulmuesin është Sevilla, por Barça nuk ka marrëdhënie të mira me ta dhe nuk ka financa për të paguar pagën e tij.

Një tjetër opsion për spanjollin do të ishte të lëvizte jashtë pesë ligave më të mira të Evropës.

Është raportuar se Fenerbahce dhe disa klube të tjera turke kanë shfaqur interes. /Telegrafi/

Exit mobile version