Site icon Telegrafi

Barcelona planifikon tri transferime në verën e vitit 2024

Barcelona po kërkon përforcim në mesfushë verën e ardhshme dhe po monitoron tre lojtarë të rinj me potencial të madh, raporton Mundo Deportivo.

Njëri është Florian Wirtz, një sensacion te Leverkuseni që bëri bujë sezonin e kaluar. Ai është një tifoz i skuadrës katalunase.

I konsideruar si një nga talentët më të mëdhenj në Gjermani, klauzola e lirimit të Wirtz është 100 milionë euro.

Lexo po ashtu Zbulohen dy arsye pse Messi nuk do t'i bashkohet Barcelonës në formë huazimi pas përfundimit të sezonit në MLS

Një tjetër është Arthur Vermeeren. 18-vjeçari tashmë ka 43 paraqitje në ekipin e parë për skuadrën belge Antwerp.

Ai do të kushtojë rreth 20 milionë euro.

I treti është Alan Varela, i cili i është bashkuar Portos këtë vit. 22-vjeçari argjentinas ka bërë shtatë paraqitje për skuadrën prortugeze deri më tani. /Telegrafi/

 

Exit mobile version