Mesfushori brazilian, Paulinho duket se po kalon ditët e fundit si lojtar i Barcelonës.
Edhe pse ende nuk i ka bërë një vit që nga transferimi në Camp Nou, Paulinho duket se do t’i thotë lamtumirë klubit katalunas .
Ka qenë klubi i Barcelonës që në një postim në rrjetin social Weibo që përdorët më shumë në Azi ka bërë njoftimin.
Kampionët e Spanjës njoftuan se kanë huazuar Paulinhon tek Guangzhou Evergrande që ka të drejtën e blerjes në janar për 50 milionë euro.
Ky postim ka qëndruar rreth dy minuta dhe pastaj është fshirë nga klubi katalunas.
Gjithsesi braziliani ka zhvilluar një botëror të mirë me Brazilin dhe ofertat për të nuk po mungojnë.
Së fundmi ka qenë edhe kampioni italian Juventus që ka shprehur interesim për të.
Mbetet të shihet nëse Paulinho do të rikthehet përsëri në Kinë tek ish-skuadra e tij Guangzhou Evergrande. /Telegrafi/