Barcelona e ka mposhtur me rikthim të rezultati ekipin e Alaves, ndeshje kjo e vlefshme për javën e 13-të në elitën e futbollit spanjoll.
Mysafirët kaluan në avantazh ende pa kaluar një minutë pas fillimit të ndeshjes, ku pas një topi të humbur në mesfushë, Samuel Omordion arriti të shënojë për 1-0 për t’i dhënë avantazhin Alavesit.
Alaves kishte disa mundësi për të dyfishuar epërsinë por u treguan të pasaktë para portës.
Barcelona tentoi me Robert Leëandoëskin që të barazojë shifrat por pa sukses dhe 45 minutësh i parë u mbyll me epërsinë minimale të Alaves.
⏸️ GRANDÍSIMA PRIMERA MITAD DEL GLORIOSO
¡¡HAY QUE SEGUIR ASÍ!!#BarçaAlavés | #GoazenGlorioso ⚪️🔵 pic.twitter.com/EA2Vg6aQcg
— Deportivo Alavés (@Alaves) November 12, 2023
Blaugranasit kërkuan penallti pas një ndërhyrje tek Lamine Yamal por gjyqtari heshti dhe ndeshja vazhdoi.
Po luhej minuta e 53-të kur Robert Leëandoëski shfyrtëzoi më së miri krosimin e Jules Kounde për të shënuar me kokë për rezultatin 1-1.
Dhjetë minuta pa pëfunduar koha e rregullt e takimit, Barcelona fitoi penallti të cilën e konkretizoi në gol me sukses Lewandowski duke i dhënë epërsinë prej 2-1 katalanasve dhe në fund fitoren.
53’— Barça 1-1 Alaves (Lewandowski)
78’— Barça 2-1 Alaves (Lewandowski)— B/R Football (@brfootball) November 12, 2023
Deri në fund të besuarit e Xavit e menaxhuan mirë epërsinë e krijuar dhe morën tri pikë të rëndësishme në garën për titull aty ku momentalisht lider i tabelës është Girona me 34 pikë, katër më shumë se Barcelona në vendin e tretë./Telegrafi/