Barcelona ka zbuluar interesimin për Ansu Fatin dhe kjo lëvizje pritet të ndodhë në afatin e transferimeve të janarit.
Klubi katalunas ka zbuluar në burime të mediave lokale se klubet janë në kontakt për anësorin dhe marrëveshja pritet të ndodhë së shpejti.
OKDiario raporton se Barcelona e ka bërë të ditur se West Ham dhe Tottenham janë në bisedime për Fatin këtë muaj, megjithëse nuk janë të vetmit.
Besiktas është gjithashtu i interesuar për reprezentuesin spanjoll.
Megjithatë, sugjerohet se Fati, i cili është i disponueshëm nga Barcelona për shitje, do të favorizonte një rikthim në Angli, ku ai kaloi sezonin e kaluar në huazim me Brighton.
Andaj, pritet që Spurs të shkojnë me të gjitha forcat për të dhe duan ta afrojnë sa më parë. /Telegrafi/