Barcelona ka një “Numër 10” të ri – Lamine Yamal trashëgon fanellën legjendare
FC Barcelona ka zyrtarizuar kontratë e re sot të Lamine Yamal, ku ka njoftuar si ai do të mbajë fanellën me numrin 10 për sezonin e ardhshëm, duke trashëguar një prej numrave më të rëndësishëm në historinë e klubit.
Njoftimi u bë në mënyrë kreative përmes një murali në lagjen Rocafonda të Matarós, vendlindja e Yamalit, me mesazhin simbolik: “Nga Rocafonda në Botë.”
Lamine Yamal ka qenë pjesë e Barcelonës që nga mosha 7-vjeçare, duke kaluar të gjitha fazat e akademisë La Masia, deri te debutimi me ekipin e parë në sezonin 2022/23 nën drejtimin e Xavi Hernández.
Pavarësisht moshës së re, ai ka arritur të fitojë tashmë një sërë trofesh: 2 tituj të LaLigas, Superkupën e Spanjës dhe Kupën e Mbretit,
Të gjitha këto suksese janë arritur pa e mbushur ende moshën madhore, duke e bërë Yamal një prej talenteve më të spikatura në historinë moderne të klubit katalanas.
Barcelona i ka bërë homazh lojtarit të saj të ri me një publikim special në rrjetet sociale me lojtarin dhe presidentin Joan Laporta, ndërkohë që fanella me numrin 10 tashmë është në shitje në dyqanet zyrtare të klubit. Numri 10 më parë është mbajtur nga legjenda si Maradona, Ronaldinho, Messi dhe së fundmi Ansu Fati.
Yamal, i shoqëruar nga prindërit e tij, u fotografua në një seancë zyrtare me përfaqësuesit më të lartë të klubit: Rafa Yuste, Deco, Joan Soler, Bojan Krkic, Alejandro Echevarría dhe Enric Masip. Fotot u realizuan në ambientet e Spotify Camp Nou.
Me këtë veprim, Barcelona jo vetëm që beson te e ardhmja, por edhe i jep një mesazh botës: epoka e re fillon me Lamine Yamal – Numri 10 i ri i Barçës. /Telegrafi/


