Barcelona e dërgoi në huazim Sergino Destin te Milani verën e kaluar për një sezon, por situata nuk duket aspak e mirë.
Marrëveshja mes dy klubeve përfshin një opsion blerjeje prej 20 milionë eurosh, por klubi italian nuk pritet ta realizoi atë. Katalunasit janë të shqetësuar, pasi kanë frikë se lojtari do të detyrohet të kthehet në “Camp Nou”.
Reprezentuesi amerikan nuk po luan shumë me gjigantët e Serie A. Ai është paraqitur vetëm në 11 ndeshje, duke startuar në dy prej tyre.
Do të jetë befasuese nëse Milani vendos të mbajë Destin. Kjo do të thotë se ai do të rikthehet te Blaugranasit pavarësisht se nuk është pjesë e planeve të Xavit.
Ndërkohë, Barcelona do të duhet të punojë për të balancuar faturën e pagave të saj, pasi largimi i tij i lejoi ata të lironin hapësirën në kufirin e pagave në përpjekjen e tyre për t’u pajtuar me Fair Play Financiar të La Ligas verën e kaluar.
Dest nënshkroi me Barcelonën në verën e vitit 2020. Ai u bashkua nga Ajaxi në këmbim të 21 milionë eurove. Mbrojtësi i djathtë luajti disa ndeshje nën drejtimin e Ronald Koeman, por ai nuk gëzonte shumë minuta nën urdhrat e Xavit.
Kontrata e tij është deri në vitin 2025, që do të thotë se Barcelona do të duhet të amortizojë më shumë se tetë milionë euro në fund të sezonit. /Telegrafi/