Barcelona raportohet se po bëhet gati për një lëvizje për transferimin e një lojtari të Arsenalit pasi ai me gjasë nuk do të nënshkruaj kontratë të re në ‘Emirates’.
Arsenali e ka nisur mirë sezonin teksa momentalisht gjenden në pozitën e tretë në Ligën Premier.
Blerjet e verës, David Raya dhe Riccardo Calafiori kanë impresionuar ‘Topçinjtë’ me paraqitjet e tyre deri më tani këtë sezon, përveç Mikel Merinos që nuk ka pasur mundësinë ende që të dëshmohet shkaku i lëndimit.
Transferimi i Merinos ka ngritur pikëpyetje për të ardhmen e Thomas Partey, kontrata e të cilit do të skadojë në fund të këtij sezoni.
Mesfushori ganez me shumë mundësi nuk do të rinovojë kontratën me klubin anglez ka raportuar TeamTalk.
Me kontratën e tij që skadon në verë, Parteyt do t’i lejohet që të nënshkruajë një parakontratë gjatë janarit me ndonjë klub jashtë Anglisë.
Mediumi katalunas Sport ka bërë me dije se Barcelona mund të befasojë dhe t’i bashkohet garës për nënshkrimin e tij, pasi Hansi Flick thuhet që është fans i madh i lojës së tij.
Raportimet sugjerojnë se ekipi blaugranas kishte shfaqur interesim për Partey edhe në të kaluarën, por Arteta nuk preferoi që ta lejonte largimin e tij./Telegrafi/