Barcelona ka arritur me shumë vështirësi që t’i marrë tri pikë në udhëtim te Leganes në kuadër të javës së 14-të në La Liga.
Ndeshja që u zhvillua në stadiumin ‘Estadio Municipal de Butaque’ përfundoi me rezultatin 1-2.
Të parët ishin vendasit që kaluan në epërsi me anë të Youssef En Nesyri në minutën e 13-të që u shërbye mjaftë mirë nga Rouqe Mesa.
Pjesa e parë përfundoi me këtë rezultat minimal të Leganes, ndërsa e dyta ishte e tëra për Blaugranasit.
Ishte minuta e 53-të atëherë kur Lionel Messi asistoi në mënyrë përfekte nga gjuajtja e lirë për Luis Suarezin që shënoi me kokë.
Kur u mendua se ndeshja po përfundonte 1-1, Arturo Vidal (81’) e përmbysi rezultatin, për t’i fituar kështu tri pikë mjaftë të vështira skuadrës katalunase.
Barcelona vazhdon të jetë lider i ligës spanjolle me 28 pikë, tri më shumë se Real Madridi, derisa në xhiron e 15-të do të takohet me Atletico Madridin. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=bRDmIABwhlI
https://www.youtube.com/watch?v=eSKsbPkgofc
https://www.youtube.com/watch?v=-ZIPcX91Hkk