Site icon Telegrafi

Barcelona është në kërkim të pasuesit të Ter Stegen, dy emra në listën e dëshirave

Barcelona thuhet se po kërkon zëvendësues të mundshëm për portierin gjerman, Marc-Andre ter Stegen, në tregun e transferimeve.

Sipas mediumit El Nacional, klubi katalanas ka identifikuar portierin e Portos, Diogo Costa dhe portierin e Nice, Marcin Bulka, si objektiva të mundshëm.

Costa ka një klauzolë lirimi prej 45 milionë euro, ndërsa Bulka do të vinte me një tarifë më të lirë, por konsiderohet një opsion më pak ideal.

 

Barcelona pritet që së shpejti të marrë një vendim për situatën e portierit, veçanërisht pas lëndimit të fundit të portierit gjerman.

Inaki Pena aktualisht është portieri i parë i Barcelonës, ndërsa klubi ka nënshkruar edhe me Wojciech Szczesny, i cili ka luajtur në Kupën e Spanjës dhe Superkupën e Spanjës, megjithëse mori karton të kuq në finalen kundër Real Madridit.

Megjithatë, çdo lëvizje e klubit Blaugrana do të ndodh gjatë verës atëherë kur klubi do t’i ketë më të qarta mundësitë, situatën e portierëve aktual dhe financat. /Telegrafi/

Exit mobile version