Barcelona është zgjedhur nga IFFHS (Federata Ndërkombëtare e Futbollit, Historisë dhe Statistikave) si klubi më i shquar i dekadës (2011-2020) apo fillim shekullit të 21.
Çuditërisht, Barcelona tashmë e ka arritur këtë dallim në 2001 dhe 2010, kështu që dominimi i tyre gjatë viteve të fundit është i qartë.
Dekada e fundit e Barcelonës është mbresëlënëse për sa i përket trofeve – dy Kupa të Botës për Klube, dy Liga të Kampionëve, gjashtë tituj të La Ligas – por trofetë e fituar nuk janë faktori i vetëm që merret parasysh nga IFFHS, si çështje të tilla si numri i ndeshjeve të fituara, golat e shënuar dhe golat e pësuar janë gjithashtu të rëndësishme.
🏅 | [🇪🇸] – Barcelona have been named the best club of the last decade, as per IFFHS
🏆6 x La Liga
🏆5 x Copa Del Rey
🏆2 x Spanish Super Cup
🏆2 x UCL
🏆2 x Club World Cup
🏆2 x European Super Cup#FCB #UCL pic.twitter.com/JYFOBmw3wr— Krackka (@krackka) March 24, 2021
Renditja e IFFHS udhëhiqet nga Barcelona me 2,877 pikë, e ndjekur nga Real Madridi me 95 pikë më pak (2,782) dhe Bayern Munich i treti me (2,594).
I katërti në tabelë është Paris Saint-Germain dhe në vendin e pestë janë Atletico Madridi. Me fjalë të tjera, ka tre klube spanjolle në pesë të parat. Klubi tjetër spanjoll janë Sevilla në vendin e 13-të.
[#IFFHS] 🔴 Le Barça est élu club de la décennie !
1️⃣ Barcelone🇪🇸
2️⃣ Real Madrid🇪🇸
3️⃣ Bayern🇩🇪
4️⃣ Paris🇫🇷
6️⃣ Juventus🇮🇹
7️⃣ Chelsea🏴
7️⃣ Man City🏴
9️⃣ Man United🏴
🔟 Arsenal🏴 pic.twitter.com/hHvi7uyzFj— Footballogue (@Footballogue) March 24, 2021
Në vendin e gjashtë gjendet Juventusi, i shtati Chelsea, i teti Manchester City, i nënti Manchester Unitedi dhe i dhjeti Arsenali.
Gremio Porto Alegrense është klubi i parë jo-evropian që paraqitet në renditje, duke dalë në vendin e 14-të. /Telegrafi/