Miralem Pjanic do të largohet nga Barcelona vetëm pas një viti qëndrim në Camp Nou.
Mesfushori boshnjak iu bashkua gjigantit katalunas me shumë bujë si një marrëveshje shkëmbimi me Arthuro Melon nga Juventusi.
Por aventura e tij te Barcelona nuk ka qenë ashtu siç pritej, pasi boshnjaku nuk ka arritur të përshtatet me stilin e lojës së Barcelonës.
31-vjeçari nuk ka arritur në asnjë moment të jetë një futbollist titullar i rëndësishëm për trajnerin Ronald Koeman i cili i ka besuar treshes Busquets, Pedri e De Jong në mesfushë.
Mediat spanjolle kanë raportuar se katalunasit e kanë nxjerr në shitje boshnjakun dhe duan të fitojnë rreth 35 milionë euro nga shitja e tij.
Everton, Arsenal dhe Paris Saint Germain janë tri skuadrat që kanë shprehur interesim për reprezentuesin boshnjak.
Pjanic këtë edicion ka zhvilluar 28 ndeshje në të gjitha garat për Barcelonën, ku nuk ka arritur të shënojë apo asistojë në ndonjë gol. /Telegrafi/