Please enter at least 3 characters.

Barcelona e ka mbyllur këtë afat kalimtar - nuk pritej goditje tjera edhe pse kanë shumë nevojë

2024/08/Screenshot-2024-08-29-180256.png

Barcelona është përpjekur dëshpërimisht të nënshkruajë me të paktën edhe një lojtar, duke pasur parasysh mungesën serioze të fondit të lojtarëve që ka në qendrën e mbrojtjes dhe në mesfushë, tani shkaku i lëndimeve.  Megjithatë, problemet e tyre financiare të dokumentuara mirë po e bëjnë të vështirë blerjen e emrave të rinj për skuadrën e Hansi Flick përpara mbylljes së afatit kalimtar të premten.Siç qëndrojnë gjërat, të vetmet blerje të ekipit të parë do të jenë Pau Victor dhe Dani Olmo.

Ky i fundit nënshkroi gati tre javë më parë, por për shkak të mungesës së largimeve nga klubi, ai mundi të regjistrohej vetëm ditën e hënë.

Ata do të jenë lojtarët e vetëm të nënshkruar nga Barcelona këtë verë, pasi Marca dhe Relevo kanë raportuar se klubi katalanas e konsideron të përfunduar afatin kalimtar. Kjo do të thotë gjithashtu se ka shumë të ngjarë që Eric Garcia – i cili ishte lidhur fort me një rikthim në Girona –  të qëndrojë.

Barcelona mund të ketë pasur një fillim shumë të fortë të sezonit, duke fituar tre ndeshjet e para të La Ligas, por do të jetë një sezon shumë sfidues për Flick dhe lojtarët e tij.

Kjo pasi mungesa e fondit të lotjarëv mund t'u kushtojë në fund. /Telegrafi/