Që prej se ai u largua nga klubi pasi përfundoi marrëveshja e huazimit sezonin e kaluar, Girona e kishte bërë të qartë publikisht se do të donin rikthimin e Eric Garcia.
Ai është njëri prej lojtarëve që Barcelona është e gatshme të ndajë rrugët me të gjatë afatit kalimtar të janarit.
Ani pse trajneri Hansi Flick është i etur që të mbajë në ekip spanjollin përveç nëse ka transferimi, klubi do ta lejojë largimin e tij nëse marrin një ofertë të përshtatshme.
Mundo Deportivo ka raportuar se Girona është e gatshme të paguajë 10 milionë euro për Garcian, por Barcelona nuk beson se kjo është e mjaftueshme.
Bisedimet me gjasë do të zhvillohen deri në ditët e fundit të afatit kalimtar, me të dy klubet që synojnë të bëjnë presion ndaj njëra-tjetrës.
Ishte raportuar më herët në janar se Barcelona dhe Girona kanë arritur marrëveshje për Garcian, por se largimi i tij varej nga e ardhmja e Ronald Araujos.
Me uruguaianin që duket se do të mbetet pjesë e blaugranasve, kjo do ta lejonte Barcelonën që ta largonte një lojtar i cili do të mbetet pa kontratë pas 18 muajsh.
Nëse marrim parasysh të gjitha këto, Flick mund të argumentojë se përveç në rast se shuma e parave është e mjaftueshme për të sjellë përforcime, Barcelona do të fitojë më shumë nga një shitje tani se sa në verë./Telegrafi/