Barcelona është e gatshme që ta shesë Nelson Semedon qysh në afatin e janarit.
Sipas asaj që raporton Mundo Deportivo, skuadra katalunase nuk është e kënaqur me performancën e mbrojtësi portugez.
Mediumi spanjoll bën të ditur se nëse Barcelona pranon një ofertë të kënaqshme, do të pajtohen ta shesin qysh në muajin e ardhshëm.
Mbrojtësi 26-vjeçar është duke u kërkuar nga disa skuadra evropiane, derisa mund të përfundojë në Ligën Premier.
Semedo në këtë sezon është paraqitur në 14 ndeshje, duke realizuar dy asistime në total.
Vlera e tij në tregun e transferimeve thuhet se është rreth 40 milionë euro. /Telegrafi/