Përpjekjet e Barcelonës për të siguruar shërbimet e mbrojtësit gjerman Jonathan Tah mund të kenë një ndikim të madh në skuadrën e tyre, veçanërisht tek e ardhmja e Ronald Araujos.
Sipas një raportimi nga mediumi spanjoll Fichajes, klubi blaugranas është i gatshëm që të bëjë një hap para për të sjellë Tah në Spanjë si lojtar i lirë verën e ardhshme.
Kontrata e reprezentuesit gjerman me Bayer Leverkusenin pritet të skadojë në fund të këtij viti dhe për këtë arsye ai është bërë një objektiv kryesor për Barcelonën dhe disa klube të tjera evropiane.
Araujo i cili ka qenë një figurë kyçe në mbrojtjen e Barcelonës gjatë sezoneve të fundit, mund të shitet për të lehtësuar barrën financiare të klubit.
Pritshmëritë janë që uruguaiani të shitet për shumën e 70-80 milionë eurove, dhe kjo jo vetëm se do t’i ndihmonte ata financiarisht, por edhe do t’i hapte rrugë transferimit të Tah.
Barcelona raportohet se është në një pozicion të favorshëm për nënshkrimin me 27-vjeçarin, por kanë konkurrencë nga klube të tjera si Bayern Munich dhe Real Madrid.
Drejtuesit e klubit e shohin këtë si një mundësi strategjike për ta përforcuar mbrojtjen e tyre pa pasur nevojë që të shpenzojnë shuma të mëdha parash.
Kjo është gjithashtu në pajtim me politikën e re të transferimeve të Barcelonës, pasi fokusi tashmë është vënë në transferimin e lojtarëve që janë pa kontrata për të reduktuar shpenzimet.