Barcelona do ta mbajë mend gjatë eliminimin nga çerekfinalja e Ligës së Kampionëve dy vite më parë.
Katalonasit në Camp Nou kishin fituar me rezultat 4-1 dhe ndeshja e kthimit dukej vetëm si formalitet.
Por romakët nuk u dorëzuan dhe fituan 3-0 në Olimpico duke e eliminuar Barcën nga Liga e Kampionëve.
Golin e tretë dhe vendimtarin për Romën e shënoi Kostas Manolas.
Just in case you Catalan frauds forgot who Don Manolas was. pic.twitter.com/ngs6P0lGgI
— Jonathan Harris (@JonathanHarisFC) December 16, 2019
Manolas tash luan te Napoli dhe për kundërshtar në fazën e 1/8 do ta ketë Barcelonën.
Një arsye më shumë që Barca të mos e merr shumë të lehtë ndeshjen me italianët.
Katalunasit kanë hasur në probleme në vitet e fundit në Ligën e Kampionëve, sidomos në ndeshjet jashtë fushe. /Telegrafi/