Marcelo Brozovic është në prag të largimit nga Interi , por destinacioni i tij është ende për t’u vendosur, pasi Barcelona po lufton me Al-Nassr për nënshkrimin e tij.
Reprezentuesi kroat duket se i ka ardhur në fund rrugës në Giuseppe Meazza, pasi ka humbur vendin e tij në krah nga Hakan Calhanoglu dhe Kristjan Asllani shihet si alternativ e ardhshme.
Sipas mediumit Sky Sport Italia, Brozovic ka pranuar se do të largohet, por ende nuk është i sigurt se ku do të shkojë këtë verë.
Al-Nassr e ka rritur ofertën e tyre nga 15 milionë euro në 18 milionë euro duke përfshirë bonuset, gjë që është ende e ulët nga çmimi i kërkuar prej 25 milionë euro.
Megjithatë, ata thuhet se ofrojnë një pagë me vlerë 15 milionë euro neto në sezon dhe kjo mund ta tundoj Brozovicin.
#Calciomercato | #Inter, non solo #AlNassr, su #Brozovic c’è anche il #Barcellona: i dettagli https://t.co/J4R31ilAJ2
— Gianluca Di Marzio (@DiMarzio) June 20, 2023
Gjithsesi, interesi i Barcelonës nuk mund të zvogëlohet dhe ata po rrisin presionin me një propozim afër 20 milionë euro, por me një pagë dukshëm më të ulët me ‘vetëm’ 7 milionë euro në sezon.
Cilido qoftë rezultati, Interi do të përdorë paratë nga shitja e Brozovic për të sjellë Davide Frattesin nga Sassuolo. /Telegrafi/