Barcelona i beson shumë Szczesnyt, merr hapin e radhës për Ligën e Kampionëve
08/10/2024
Javën e kaluar, Barcelona konfirmoi nënshkrimin e Wojciech Szczesny, i cili u kthye nga pensioni për të zëvendësuar Marc-Andre Ter Stegen të lënduar. 34-vjeçari nuk ishte në gjendje të luante kundër Alaves, por pushimi dy javor që i hap rrugën ndeshjeve të kombëtareve, do t’i jep atij kohë të kthejë formën, me synimin për të luftuar me Inaki Penan për të qenë portieri i parë.Szczesny pritet të jetë në dispozicion për ndeshjen e Barcelonës kundër Sevillas.
Do të jetë shumë interesante të shihet se si Hansi Flick i qaset situatës së portierit të Barcelonës . Ai po e mbështet Penën që të vazhdojë si numri një, megjithëse Szczesny do të jetë i gatshëm për një mundësi dhe për të treguar se ai duhet të jetë titullari. /Telegrafi/


