Barcelona është treguar e pamëshirshme ndaj Sporting Gijonit duke fituar me rezultat 6-1 në ndeshjen e javës së 25-të të La Ligas që u zhvillua në Camp Nou.
Katalunasit krijuan epërsi të dyfishtë në fillim të pjesës së parë. Lionel Messi e priti një harkim të zonë për ta paraboluar me kokë portierin kundërshtar (9’).
Nuk kaluan as dy minuta dhe Luis Suarez e dërgoi topin sërish në rrjet me ndihmën e Juan Rodriguez (11’), të cilit iu regjistrua si autogol.
Skuadra mysafire befasoi me një gol të Carlos Castros (21’), por që mbeti goli i nderit për ta. Në pjesën e parë, vendasit shënuan edhe një herë, realizues ishte Luis Suarez (27’).
Me të filluar gjysma e dytë, Francisco Alcacer e ngriti akoma më shumë epërsinë e Blaugranëve (49’), ndërsa golin e pestë e shënoi Neymar nga gjuajtja e lirë (65’).
Rezultatin përfundimtar e vendosi Ivan Rakitic (87’) me një gol të bukur.
Barcelona tash është në krye të tabelës me 57 pikë, dy më shumë se Real Madridi që luan ndaj Las Palmas, ndërsa e ka edhe një tjetër ndeshje të pazhvilluar.
Ndeshjen e radhës, katalunasit e zhvillojnë kundër Celta Vigos. /Telegrafi/
https://twitter.com/adidasdjsv/status/837025732836659200
Neymar's FK goal https://t.co/mYeE8vg1jN
— 🇧🇷 (@ThatSpiceJoe) March 1, 2017