Barcelona është gati t’i bashkohet garës për nënshkrimin e Alexander Isak nga Real Sociedad.
Sipas El Nacional, skuadra katalanase e sheh atë si një alternativë ideale për Erling Haaland dhe trajneri Xavi është një admirues i sulmuesit.
Por, ata përballen me konkurrencë nga Liverpool, Arsenal dhe Manchester United.
Barcelona e di se do të jetë shumë e kushtueshme transferimi i Haaland dhe tashmë janë në dijeni se Real Madridi dhe Manchester City janë tejet të interesuar në shërbimet e tij.
Kështu, Isak do të ishte një opsion më i lehtë i realizueshëm dhe me pagë më të ulët.
Por, Blaugranasit duhet të insistojnë më shumë, shkaku që klubet angleze janë të gatshme t’i ofrojnë suedezit një pagë më të lartë. /Telegrafi/