Këngëtarja dhe aktorja amerikane, Barbra Streisand, ka marrë kritika të shumta për deklaratat e saj lidhur keqtrajtimet e pretenduara seksuale të Michael Jacksonit.
Në një film dokumentar të publikuar së fundmi me titull “Leaving Neverland”, Wade Robson dhe James Safechuck e kanë akuzuar Mbretin e muzikës pop se ka abuzuar seksualisht me ta kur kanë qenë fëmijë.
Ndërsa duke folur për Times, Streisand ka thënë se u beson dy akuzuesve, porse ka thënë se ata kanë qenë të gëzuar dhe të entuziazmuar që iu është dhënë rasti të qëndrojnë në pronën e Jackson.
“Mund të themi se kanë qenë të keqtrajtuar, por ata fëmijë kanë qenë shumë të gëzuar që kanë qëndruar atje. Robson dhe Safechuck sot janë të martuar dhe kanë fëmijët e tyre, prandaj ajo që u ka ndodhur nuk i vrarë”, ka thënë 76-vjeçarja.
Ajo ka theksuar se ndjen keqardhje për dy të keqtrajtuarit, por edhe për këngëtarin e ndjerë.
“Nevojat e tij seksuale kanë qenë nevojat e tij seksuale. Faji duhet kërkuar te prindërit e viktimave, sepse i kanë lejuar fëmijët e tyre të flenë tek ai”, ka shtuar Streisand. /Telegrafi/
“His sexual needs were his sexual needs” – is pedophilia tolerated in parts of the entertainment industry? #leavingneverland https://t.co/LTdq1LXLkg
— Dan Reed (@danreed1000) March 23, 2019