Supermodelja, Barbara Palvin, tërhoqi vëmendjen me një paraqitje mahnitëse gjatë festës së lançimit të V Magazine, e mbajtur në Hotel de Crillon në Paris, në kuadër të Javës së Modës.
E veshur me një korse të tejdukshme dantelle me detaje delikate dhe një fund rrjetë elegant deri në dysheme, Barbara, 31 vjeçe, tregoi edhe një herë pse është një nga figurat më të spikatura të botës së modës.
Ajo e kompletoi dukjen e saj me një palë taka, duke i shtuar akoma më shumë sofistikim paraqitjes së saj, shkruan DailyMail.
Në këtë event glamuroz, e pranishme ishte edhe Amelia, 23 vjeçe, e cila spikati me një komplet lëkure. Ansambli i saj përfshinte një pjesë të sipërme të strukturuar me një dekolte të guximshme.
Ndërkohë, modelja çeke Eva, 51 vjeçe, dhuroi një tjetër moment të paharrueshëm në tapetin e kuq me një fustan të verdhë elegant deri në dysheme, të kombinuar me taka metalike argjendi dhe vathë të spikatur. E buzëqeshur dhe në humor të mirë, ajo mbajti krenarisht kopertinën e saj të revistës, duke pozuar krah Amelias.
Ishte një mbrëmje e mbushur me yje, ku të famshëm dhe modele të njohura u mblodhën për të festuar lancimin e numrit të ri të V Magazine, si dhe për të nderuar dyshen ikonike të fotografisë Inez & Vinoodh. /Telegrafi/