Site icon Telegrafi

Banorët e Shtërpcës kundërshtojnë ndërtimin e hidrocentralit, ndërhynë policia

Ndërtimi i hidrocentraleve në disa komuna ka nxitur kohëve të fundit reagimet e qytetarëve për të parandaluar ndërtimin e tyre.

Një gjë e tillë ka ndodhur dje në fshatin Biti komuna e Shtërpcës. Banorët e asaj pjese kanë vazhduar të kundërshtojnë ndërtimin e hidrocentralit.

Por, protesta e tyre është ndaluar nga Policia e Kosovës, që sipas një njoftimi të bërë nga Organizata për mbrojtjen e mjedisit “Gjethi”, policia ka përdorur shkopinjtë e gomës dhe gazin lotsjellës për të larguar banorët.

Njoftimi i plotë:

Në kohën kur qytetarët e Kosovës diskutojnë për zgjedhje e koalicione, edhe sot (08/10/2019) banorët e Bitisë/ Shtërpce kanë vazhduar ta kundërshtojnë ndërtimin e hidrocentralit. Si edhe disa herë tjera Policia nuk i ka lënë ta ndalojnë punën e hidrocentralit duke larguar ata me përdorimin e shkopinjëve të gomës dhe gazit lotsjellës.

Gjethi iu kishte bashkangjitur banorëve të Bitisë në protestat e para disa kohe ndërsa edhe tani bashkëndjen me ata qytetarë duke e ditur se kanë të drejtë plotësisht sepse ata nuk ishin konsultuar fare gjatë fazës së planifikimit të hidrocentraleve edhe pse korniza ligjore në Kosovë ua garanton një gjë të tillë.

Gjithashtu bashkndjen duke e ditur se uji është jetë për ta dhe fshati pa ujë (me ujë të devijuar nëpër gypa) do të jetë i shpërfytyruar dhe i vështirë për tu banuar.

Gjithashtu informojmë opinionin se edhe hidrocentrali në Sllatinë/ Kaçanik është duke operuar kundërligjshëm përmes një licence fantome. /Telegrafi/

Exit mobile version