Site icon Telegrafi

Banorët e qytetit italian, këshillohen të qëndrojnë nëpër shtëpi për shkak të luanit që ka ikur nga cirku

Banorët e qytetit italiane në afërsi të Romës janë këshilluar që të qëndrojnë nëpër shtëpi, me qëllim që të mos hasin në luanin që ka ikur nga një cirk lokal, pas të cilit është vënë policia.

Alessandro Grando, kryetar i komunës së Ladispolit, qytet me rreth 40 mijë banorë, ka paralajmëruar në rrjetet sociale duke theksuar se policia po asiston personelin e cirkut në kërkim të kafshës së egër, transmeton Telegrafi.

“Luani ka ikur nga cirku”, ka shkruar Grando duke precizuar se kafsha është parë në afërsi të një përroi në afërsi të cirkut.

“Ju lutem të jeni shumë të kujdesshëm të shmangni daljet, deri në njoftimin e radhës”, ka shtuar i pari i qytetit italian.

Duke parashikuar padi të mundshme, Grando sqaroi se nuk autorizoi praninë e një cirku me luanë në qytet, por se nuk kishte asnjë autoritet për ta parandaluar atë. /Telegrafi/

Exit mobile version