Sektori bankar është stabil dhe në mënyrë adekuate përballet me sfidat rrjedhëse, me ç’rast ambienti edhe më tej është i paqartë si rezultat i faktorëve global dhe i shoqëruar me norma të inflacionit akoma të larta, edhe pse të ulura, dhe ashpërsim të kushteve financiare, vlerësoi Këshilli i Bankës popullore në mbledhjen në të cilën u shqyrtua dhe miratua Raporti për rreziqet në sektorin bankar për tremujorin e parë të vitit 2023.
Përfundimisht me fundin e tremujorit të parë të këtij viti, depozitet nga amvisëritë dhe sektori koorporativ në baza vjetore shënoi rritje të përshpejtuar, përderisa rritja e kredive ishte më e vogël. Në kushte të besimit të ruajtur në sistemin bankar, dpeozitet shënuan rritje të përshpejtuar vjetore deri në nivelin prej 7,8%, ndërkaq posaçërisht karakteristike janë zhvendosjet e volitshme tek depozitet afatgjata, të cilat pas një periudhe më të gjatë të uljes, në tremujorin e parë shënuan rritje në baza vjetore. Gjatë ashpërsimit të caktuar të kushteve financiare, rritja vjetore e kreditimit u ngadalësua dhe paraqiste 6,4%.
Aftësia pagesore e sistemit bankar shënon përmirësim. Norma e përshtatshmërisë së kapitalit shënoi rritje tremujore për 0,3 pikë procentuale, duke e arritur nivelin më të lartë në 16 vitet e fundit, prej 18%. Aftësia më e mirë e pagesës më së shumti është rezultat i riinvestimit të përfitimeve nga viti i kaluar. Pothuajse një e treta e mjeteve të veta të sistemit bankar i përkasin shtresave mbrojtëse të kapitalit apo janë “të lira” mbi nivelin e nevojshëm minimal, të cilat bankat mund t’i shfrytëzojnë për përballje me sfidat e ndryshme gjatë lëvizjeve në rënie të cikleve ekonomike dhe në kushte të krizës. Përfitimi i sistemit vendor bankar u rrit, përderisa periudha e rritjes më të fuqishme të të ardhurave të bankave shfrytëzohet për përforcim të kapacitetit për përballje me humbje të mundshme të ardhshme kreditore.
Treguesit për likuiditetin janë në nivel të kënaqshëm. Shkalla e mbulumit me likuiditet të sistemit bankar është në nivel të konsiderueshëm më të lartë nga minimumi rregullator dhe e konfirmon vëllimin e kënaqshëm të likuiditetit me të cilin disponon sistemi bankar i vendit. Rezultatet nga stres-testet udhëzojnë për rezistencë të kënaqshme të sistemit bankar ndaj daljeve të supozuara ekstreme, individuale dhe të kombinuara të likuiditetit.
Cilësia e portofolit kreditor u ruajt. Kreditë e përgjithshme jofunksionale vazhduan të ulen, me çka edhe pjesëmarrja e tyre në kreditë e përgjithshme u ulë për 0,1 pikë procentuale, deri në nivelin e ri më të ulët historik prek 2,8%. Megjithatë, ambienti i paqartë, së bashku me ashpërsimin gradual të kushteve financiare, imponon nevojën që bankat edhe më tej ta ndjekin me kujdes rrezikun kreditor.
Me qëllim të përforcimit të mëtutjeshëm të rezistencës së sektorit bankar, në mbledhjen e vet të rregullt Këshilli i Bankës popullore miratoi masë makroprudente për rritje të shkallës së shtresës së mbrojtur kundër-ciklike të kapitalit për ekspozimin e bankave vendore për 0,25 pikë procentuale, nga paraprakisht 0,75 të caktuarat në 1%, me fillim të zbatimit prej 1 korrikut të vitit 2024. Rritja e normës së shtresës mbrojtëse kundër-ciklike të kapitalit ja për qëllim të veprojë në mënyrë preventive dhe të çojë drejt përforcimit të mëtutjeshëm të pozicionit kapital të bankave, duke i marrë parasysh kushtet makroekonomike rrjedhëse dhe lëvizjet e tregut të patundshmërive. Kjo masë është në pajtim me masat që ndërmerren në shumë vende të BE-së me të cilat kërkohet përshtatje më e lartë e kapitalit të bankave si mbrojtje nga rreziqet e mundshme nga mjedisi, ceket në kumtesën e Bankës popullore.