Çdo artikull ka kohën e vet kur duhet të hahet dhe nëse hani në kohën e gabuar mund të dëmtojë shëndetin tuaj
Për shembull, nëse hani bananen në mbrëmje, shtoni rrezikun nga ftohja, derisa konsumimi i sheqerit mund të shkaktojë dukurinë e tepricës së peshës trupore, transmeton Telegrafi.
Qumështi
Koha më e mirë për konsumimin e qumështit është mbrëmja, jo dita, thonë ekspertët. Qumështit i nevojitet më shumë kohë për t’u tretur, prandaj është mirë të pini në mbrëmje. Qetëson trupin dhe u ndihmon qelizave që me efikasitet të absorbojnë materiet ushqyese, derisa jeni duke pushuar.
Orizi
Artikull i përsosur ushqimor për drekë. Metabolizmi është më i shpejtë sesa natën, ashtu që ju lë kohë të mjaftueshme që të përdorni karbohidratet. Natën orizi shkakton fryrje, për shkak të sasisë së madhe të qullit. Mund të shkaktojë edhe peshë të tepërt trupore.
Kosi
Kur hani gjatë ditës, përshpejton metabolizmin dhe qetëson sistemin e tretjes. Ndikon si probiotik dhe gjithashtu ndikon pozitivisht në florën e zorrëve. Nëse e hani natën, mund t’ju shkaktojë kollën.
Sheqeri
Akullorja, çokolata dhe produktet e tjera të cilat përmbajnë sasi të madhe sheqeri duhet që të hahen në mëngjes. Në këtë kohë jemi më aktivë dhe trupi është në gjendje të djegë sasi të mëdha sheqeri. Natën aktiviteti fizik është i zvogëluar dhe mund të ndodhin shtresime yndyrore.
Banania
Është plot fibra dhe ndihmon procesin e tretjes dhe qetëson djegësirën. Me konsumimin e bananes shtohet niveli i energjisë gjatë ditës. Duhet të hahet para trajnimit apo para ekspozimit të punëve të mundimshme. Meqenëse është e pasur me magnez, mund të shkaktojë probleme me stomakun nëse konsumohet natën në stomak të zbrazët.
Fasulja dhe bishtajoret
Efektin më të mirë e kanë nëse konsumohen natën, sepse janë të pasura me fibra, ndihmojnë tretjen dhe zvogëlojnë nivelin e kolesterinës. Nuk rekomandohet të hahen edhe perime edhe fasule në mëngjes apo gjatë ditës, atëherë shtohet apetiti dhe mund të hani më shumë gjatë ditës.
Mollët
Kjo pemë është e pasur me pektinë, posaçërisht lëvorja. Pektina ka efekt të mirë në zorrë dhe pengon kapsllëkun. Meqenëse përmban thartira organike, nëse konsumohet natën mund të shtohet niveli i thartirës. /Telegrafi/