Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, së bashku me me ministrin e Zhvillimit Rajonal, Fikrim Damka, kanë marrë pjesë në nisjen e punimeve për realizimin e projektit “Ndërtimi i Ballkonit Panoramik mbi qytetin e Rahovecit”, investim ky që është i bashkëfinancuar nga Komuna e Rahovecit, si dhe nga Ministria për Zhvillim Rajonal.
Sipas Komunës së Rahovecit, projekti që do të mbajë emrin “Grape City” pritet të jetë nje nga projektet më të veçanta në qytetin e Rahovecit, e që njëkohësisht pritet që projekti në fjalë të shënojë një hap të rëndësishëm në zhvillimin e turizmit në këtë komunë.
Tutje thuhet që “Ballkoni Panoramik”, përveç rëndësisë që do të ketë për siç pritet rritjen e turizmit, do të shërbejë si një do të shërbejë si një vend unik për vizitorët dhe për qytetarët e Komunës së Rahovecit. /Telegrafi/