Telegrafi

Ballkani synon fitore edhe në ndeshjen e dytë ndaj Santa Colomas, formacionet zyrtare

Ballkani do të luaj ndeshjen e kthimit të raundit të parë në Ligën e Kampionëve.

Kampioni në fuqi i Kosovës përballë do ta ketë kampionin e Andorrës, FC Santa Coloman.

Të besuarit e Ilir Dajës kërkojnë të fitojnë sërish si në lojën e parë kur triumfuan me rezultat 1-2 në Andorrë.

Mysafirët synojnë mrekullinë në Prishtinë, edhe pse Ballkani është favorit i madh për ta fituar ndeshjen dhe për të kaluar tutje.

Dy trajnerët kërkojnë fitoren dhe tanimë kanë publikuar skuadrat formacionet starutese.

Formacionet zyrtare:

Ballkani: Koliçi, Halili, Jashanica, Thaqi, Potoku, Emërllahu, Ismajlgeci, Tolaj, Kryeziu, Adetunji, Karrica.

Santa Coloma: Navarro, Blasco, Garcia, Chete, Lopez, Mohedano, El Ghzaoui, Molina, Bolivar, El Bakkali, Joaquinete.

/Telegrafi/