Please enter at least 3 characters.

Ballkani – Suhareka, formacionet zyrtare të derbit lokal

2024/08/Ballkani-Suhareka.png

Ballkani dhe Suhareka kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e vlefshme për javën e 27-të në Albi Mall Superligën e Kosovës.

Portokallinjtë janë nikoqir të të verdhëve në derbin lokal, i cili pritet të zhvillohet në stadiumin me bari artificial, me fillim nga ora 15:00.

Ekipi i Orges Shehit vjen në këtë ndeshje nga një fitore dhe një barazim, teksa synon rezultat pozitiv për të ruajtur diferencën me ekipet që luftojnë për një vend që i dërgon në Evropë.

Në anën tjetër, ekipi i Mirel Josës ka dy fitore nga tri ndeshjet e fundit dhe gjithashtu synon rezultat pozitiv për t’i ikur pozitave që e dërgojnë në Ligën e Parë.

Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme.

Ballkani: Iljazi; Smajli, Halili, Jashanica, Potoku; Ismajlgeci, Queven; Tolaj, Ribeiro, Kryeziu; Adetunji;

Suhareka: Ozdogan; Hasanaj, Turkaj, Memolla, Stijepovic; Kodra, Boshnjaku; Berisha, Susuri, Fetahaj; Zeka;

/Telegrafi/