Ballkani është gati për ndeshjen ndaj Sivassporit në kuadër të grupeve në Ligën e Konferencës, të vlefshëm për Grupin G.
Vendi: Stadiumi Fadil Vokrri
Koha: 21:00
Kampioni i Kosovës do të kërkojë të fitojë fitoren e gjashtë radhazi në të gjitha garat sot (e enjte) ndaj Sivasspor në Ligën e Konferencës.
Kur të dy ekipet u takuan në Turqi të enjten e kaluar, Ballkani arriti një fitore të ngushtë 4-3 falë golit të minutave të fundit nga Ermal Krasniqi.
Pasi u bë klubi i parë kosovar që arriti në fazën e grupeve të një gare për klube të UEFA-s, Ballkani e pati të vështirë që fillimisht të përshtatej me mjedisin e ri.
Edhe pse ata garuan mirë, dy ndeshjet e tyre të para në grup dhanë vetëm një pikë pas një barazimi 1-1 kundër CFR Cluj dhe një humbje 3-2 në udhëtim ndaj Slavia Pragës.
Megjithatë, Ballkani gjeti fitoren e parë në një udhëtim të vështirë te Sivasspori, ku fillimisht ishte në epërsi 3-1 dhe në fund ndeshja u mbyll 4-3.
Me këtë fitore të klubit therandas, tani katër klubet kanë nga katër pikë në grup dhe janë në garë për të kaluar tutje.
Lajme rreth ekipeve
Ballkani
Ballkani është ende pa shërbimet e mbrojtësit Rustem Hoxha, i cili aktualisht është jashtë fushës për shkak të një dëmtimi në gju dhe kapitenin Edvic Kuc, gjithashtu i lënduar.
Pavarësisht se shënoi kundër Sivasspor javën e kaluar, Arbër Potoku mund të kthehet në stol, me Astrit Thaqin që do të rikthehet në skuadër pas vuajtjes së një pezullimi prej një ndeshjeje.
Në listën e golashënuesve në Turqi ishin edhe Meriton Korenica dhe Ermal Krasniqi, të cilët do të paraqiten në treshen e sulmit përkrah Albion Rrahmanit.
Nga minuta e parë pritet të luajnë edhe yjet si Armend Thaqi, Lindon Emerllahu, Lumbardh Dellova dhe Bajram Jashanica.
Sivvaspor
Sa i përket mysafirëve, ata nuk mund të mbajnë shpresa te Ahmed Musa dhe Leke James, të cilët janë jashtë fushave shkaku i lëndimeve.
Pas fitores së tyre të parë në ligë këtë sezon, Sivasspor pritet të mbajë ndryshimet në minimum, megjithëse Max Gradel mund të sillet në formacionin fillestar për të zëvendësuar Clinton N’Jie.
Yatabare ka shënuar vetëm një gol në 14 paraqitje këtë sezon, por ai do të vazhdojë të udhëheqë linjën e sulmit për Sivasspor sot.
Analizë
Të dy skuadrat demonstruan javën e kaluar se janë afër njëra tjetrës me cilësi pavarësisht se Ballkani mori një fitore të ngushtë.
Megjithatë, nikoqirët nga Suhareka do ta kenë të vështirë këtë takim, por nuk pritet të tërhiqen nga ideja e fitores dhe përsëri pritet ta marrin një fitore me një gol epërsi.
Parashikimi: Ballkani 2-1 Sivasspor
/Telegrafi/