Skuadra e promovuar në Superligë, Ballkani, ka vazhduar me përforcime, ndërsa ai më i madhi i ditëve të fundit është Arbër Potoku.
Klubi ka arritur marrëveshjen dy vjeçare me mbrojtësin që është shpallur kampion me Trepçën ’89 par dy vitesh.
Ai do ta plotësojë mbrojtjen, pasi me emra si Visar Berisha, Liridon Kukaj dhe Besnik Krasniqi duket e kompletuar.
Po ashtu klubi ka njoftuar se ka arritur marrëveshje me Ramiz Bytyqi, i cili kthehet nga Sllovenia.
Në skuadrën e parë janë graduar edhe dyshja Edi Maksutaj dhe Endrit Asllanaj, që kanë qenë pjesë e kategorive të reja të Ballkanit.
Ballkani po ashtu klubi ka rinovuar edhe për dy vite me talentin Uran Shala.
Trajneri Bekim Shotani tani ka një organikë të kompletuar, ndërsa kryesia e klubit kërkon suksese në sezonin e parë në Superligë. /Telegrafi/