Telegrafi

Ballkani në epërsi ndaj Prishtinës pas 45 minutave të parë

Kanë përfunduar 45 minutat e para të finales së Kupës së Kosovës mes Ballkanit dhe Prishtinës.

Pas 45 minutave të para janë kampioni në fuqi i Kosovës që kanë krijuar epërsi prej 1-0.

Ishte minuta e 21-të e ndeshjes, kur Walid Hamidi realizoi pas asistimit nga Almir Kryeziu për të zhbllokuar ndeshjen dhe për ta kaluar Ballkanin në epërsi 1-0.

Ballkani e kishte iniciativën në pjesën e parë, por edhe kryeqytetasit kishin një rast të mirë me Mërgim Pefqelin me kokë, por që gjuajtje e tij shkoi jashtë portës.

Kësisoj Ballkani shkoi në pushim me epërsi minimale, derisa pjesa e dytë pritet të jetë e zjarrtë pasi Prishtina kërkon me çdo kusht triumfin. /Telegrafi/