Site icon Telegrafi

Ballkani konfirmon largimin e Blend Baftiut, pritet zyrtarizimi te Drita

Blend Baftiu, ka vendosur t’i ndajë rrugët me Ballkanin pas katër vitesh, ku ka qenë klubi kampion që ka njoftuar ‘divorcin mes palëve’.

Mesfushori sulmues është një nga lojtarët më kualitativ në Superligën e Kosovës në vitet e fundit, ndërsa kam kohë që flitet për largimin e tij, pasi arriti objektivat.

“Magjiku i skuadrës tonë, nga sot nuk do i mbrojë më ngjyrat e klubit portokalli”.

“Klubi ynë ishte shumë i interesuar  për të vazhduar kontratën ,mirëpo Baftiu vendosi që të ndërroj ambient pasi që katër vite ka dhënë të gjitha për klubin tonë, ne si klub e mirëpritem vendimin e tij dhe patjetër se ai do të mbetet në historinë tonë”.

“Po largohet si kampion. Skuadra e falënderon për kontributin e dhënë, duke i dëshiruar shëndet e suksese në karrierë. Urojmë që kjo të jetë një mirupafshim e jo një lamtumirë!”, thuhet në njoftimin e Ballkanit.

Baftiu pritet që të bashkohet me Dritën e Gjilanit, që ishin vënë pas tij edhe në afatin kalimtar dimëror. /Telegrafi/

Exit mobile version