Site icon Telegrafi

Ballkani e fillon mbarë stinorin e ri me fitore ndaj Drenicës

Ballkani ka shënuar fitore komode ndaj Drenicës në stadiumin e qytetit të Therandës me rezultat 2-0.

Vendasit kishin vënë në lojë formacionin më të mirë dhe me ndihmën e tifozëve ja dolën të shënojnë fitore.

Goli erdhi pas vetëm shtatë minutash lojë, kur Blend Baftiu u tregua i sakt afër zonës për 1-0.

Ndeshja ishte e baraspeshuar, ndërsa në pjesën e dytë Drenica kërkoi të gjente barazimi.

Pikërisht në momentin më të mirë të mysafirëve ishte Edvin Kuc ai që realizoi me të majtën për 2-0 dhe komoditetin e vendasve (63′).

Deri në fund nuk pati më gola, ndërsa Ballkani filloi kështu mbarë stinorin pranveror.

Ballkani ka 24 pikë në vendin e shtatë, po aq sa ka edhe Drenica në vendin e gjashtë dhe dy skuadrat luftojnë fuqishëm për t’i ikur barazhit. /Telegrafi/

Exit mobile version