Info Magazina në Klan Kosova është karakterizuar me një ballafaqim të ashpër në mes dy kryetarëve të degëve të dy partive në Prishtinë, Lirak Çelaj i PDK-së dhe Avni Arifimi i AAK-së.
Debati filloi mbi arrestimin e sekretarit me marrëdhënie me Jashtë të Vetëvendosjes, Boiken Abazi.
Avni Arifi i AAK-së tha se nëse Abazi do të ishte serb i Leskovcit me mbiemrin Abazoviq, ai nuk do të ekstradohej nga Kosova.
Të kundërtën e mendoi Lirak Çelaj që tha se këto deklarime janë me prapavijë politike dhe se drejtësia duhet ta thotë fjalën e vetë.
Arifi kritikoi ashpër zgjedhjen e Hashim Thaçit për rresident, duke thënë se ai është zgjedhur me blerje votash, premtime terminalesh dhe ofrim të posteve ministrore.
Çelaj në anën tjetër tha se zgjedhja e Thaçit ishte legale dhe se ai përfaqëson shumicën e popullit, duke marr shkas në numrin e votave që i ka në dy palë zgjedhje. Në kundërpërgjigje të saj ai tha se Arifi duhet të tregojë për ofertat që po i ia bën partia e tij asambleistëve të PDK-së dhe LDK-së, duke thënë se para dhe poste për në Komunë janë ato që po ofrohen. Gjithashtu Çelaj tha se AAK ka rënë nën ndikim të Vetëvendosjes.
E menjëhershme ishte kundërpërgjigja e Arifit që se koalicioni me Vetëvendosjen në Prishtinë u bë për të mirë të qytetarëve dhe deklaroi se PDK nuk ka çfarë të flet për Prishtinën pasi për tetë vjet bllokoi ligjin për Prishtinën në Kuvend. /Klan Kosova/