Futbollisti uellsian, Gareth Bale, është përfshirë në formacionin më të keq të futbollistëve në Kampionatin Botëror, të zgjedhur nga gazeta sportive franceze L’Equipe (që e pronëson edhe France Football).
Edhe pse e realizoi golin e vetëm të Uellsit në ‘Katar 2022’ – një penallti kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës – anësori i Los Angeles FC u përfshi në njëmbëdhjetëshin më të keq të turneut.
Ish-lojtari i Real Madridi nuk arriti ta frymëzonte përfaqësuesen e tij që të avanconte tutje, ashtu që u eliminuan që në fazën grupore.
Formacioni më i keq i Kampionatit Botëror sipas L’Equipe:
Hennessey (Uells); Cash (Poloni), Kanaani (Iran), Khoukhi (Katar), Carrasco (Belgjikë); Skov Olsen (Danimarkë), Bielik (Poloni), Zielinski (Poloni), K. Diatta (Senegal); Bale (Uells), A. Contreras (Kosta Rika).
/Telegrafi/