Njëzetedy njerëz kanë vdekur nga zjarri në një qendër të rehabilitimit nga droga në kryeqytetin e Azerbajxhanit, Baku.
Zyrtarë të Ministrisë së Shëndetësisë kanë thënë se tre persona janë shtruar në spital.
Shkaku definitiv i zjarrit nuk dihet ende, edhe pse një deklaratë zyrtare e Zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm, e Ministrisë së Shëndetësisë dhe e asaj të Brendshme thotë se dyshimet bien mbi rrjetin e energjisë elektrike, transmeton Evropa e Lirë. Ministria e Emergjencave tha se zjarri është shuar dhe se detaje të tjera do të jepen më vonë.
Zyrtarë të lartë të shtetit kanë shkuar në vendin e ngjarjes.
Foto: Reuters