Site icon Telegrafi

Bakllava të këtillë akoma nuk keni provuar: Shijen e saj të mrekullueshme një kohë të gjatë do ta mbani në mend!

Po ju prezantojmë recetën fenomenale dhe paksa ndryshe për ëmbëlsirën e pëlqyer turke

Përbërësit:

– petë për bakllava,
– 1,5 kg mollë,
– 4 vezë,
– 20 dkg sheqer,
– 2 dcl jogurt,
– 1 dcl vaj,
– 1 qese pluhur për ëmbëlsira,
– 1 sheqer vaniljeje,
– 1 limon.

Përgatitja:

• Përzieni vezët dhe sheqerin që të përftoni tretje shkumuese.

• Shtoni vaj, jogurt, sheqer vaniljeje dhe pluhur për ëmbëlsira dhe përzieni derisa tretja të bashkohet.

• Mollët grini në rende, ndërkaq nga koret zieni komposto me pak sheqer dhe asaj tretjeje shtoni lëng të një limoni.

• Në tepsi të lyer me vaj radhisni koret në atë mënyrë që në secilën kore qitni tretjen, ndërkaq në çdo të dytën mollët e grira në rende (në mollët e grira në rende shtoni sheqer sipas dëshirës).

• Piqni 40 minuta në 180 gradë Celsius.

• Kur të piqet, bakllavanë e nxehtë në disa vende priteni me thikë dhe qitni komposton e valuar të mollëve dhe lëngun e limonit.

Kënaquni! – transmeton Telegrafi.

Exit mobile version