Please enter at least 3 characters.

Bakllava me molla dhe arra

2024/06/6756gin-186.jpg

Bakllavaja me arra dhe mollë është ideale për festa dhe fundjavëPërbërësit:▪ 1 kg mollë të qëruara▪ 100 g arra të grira▪ 150 g kumbulla të thata▪ 6-7 lugë bollgur▪ 1/2 pluhur për pjekje▪ 1 lugë çaji kanellë▪ 1/2 kg kore bakllavaje▪ 150 ml vaj▪ 2,5 gota ujë▪ 2,5 gota sheqerPërgatitja:

Pastroni dhe grijini mollët. Grini arrat trash dhe zhytni në ujë kumbullat që të zbuten. Përzieni kumbullat dhe arrat e grira, si dhe mollët e grira, më pas shtoni grizin dhe kanellën.

Koret mbuloni me vaj, më pas mbushni dhe i rrotulloni. Rendisni të gjitha në një tepsi dhe piqni.

Piqeni bakllavanë në 180-200 gradë për afro gjysmë ore. Më pas, mbi bakllavanë e sapopjekur hidhni shurupin pak të ftohur dhe lëreni të thithë lëngun e të ftohet.

Ju bëftë mirë, - transmeton Telegrafi.